Sunday, 25. January 2026
Sport

VIDEO/ “Dhunuesin” e Junajtid e tradhtojnë nervat në fushë, mbrojtësi i Kombëtares e nis me fitore Vitin e Ri

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

Rajo Vajekano e ka nisur me një fitore tejet të rëndësishme Vitin e Ri 2024, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Getafes me rezultatin 0-2.

12321321

Në fushën e lojës ishte present dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili luajti për 90 minuta të plota, teksa golat u shënuan nga Kamejos në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës.

Në fushë për Getafen ishte “dhunuesi”, i Mançester Junajtid, Mejsën Grinvud, i cili u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë vendasit me 9 lojtarë pas një konflikti që kishte me arbitrin.

Kështu Vajekano vazhdon të qëndrojë në vendin e 11-të me 23 pikë, ndërsa Getafe në të tetin me 3 pikë më shumë.

REZULTATI:

GETAFE 0-2 RAJO VAJEKANO

Kamejos 45+1’, 47’

RENDITJA:

212154

PANORAMASPORT.AL

Teilen: