Ylli argjentinas, Angel Di Maria, u shndërrua në hero, te skuadra e Benfikës në “derbin” special ndaj Portos që përfundoi me rezultatin 1-0.
35-vjeçari realizoi golin e fitores në minutën e 68-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta Benfikës, që udhëheq kampionatin me meritë, duke parakaluar kështu Porton dhe Sportingun, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Ky ishte goli i pestë në 6 ndeshjet e kampionatit për Di Marian, që është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra portugeze. Ylli argjentinas po bën diferencën me golat dhe paraqitjet e tij fenomenale.
🚨 GOAL | Benfica 1-0 Porto | Di Maria
Follow our partner page @ocontextsoccerpic.twitter.com/5gJeLFUXOq
— VAR Tático (@vartatico) September 29, 2023
PANORAMASPORT.AL