Wednesday, 18. March 2026
Sport

VIDEO/ Di Maria turpëron Ronaldon, lëvizja e argjentinasit ndaj portugezit bën xhiron e rrjetit

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Angel Di Maria po tregon te Benfika që në fazën përgatitore se është ende në një formë të shkëlqyer dhe se kërkon të vazhdojë të jetë protagonist i rëndësishëm në futbollin europian. Dhe këtë ia ka treguar edhe atij që dikur ishte shoku i tij i skuadrës, Kristiano Ronaldos.

ssasasasasas

Ndërsa portugezi zgjodhi milionat në Arabinë Saudite, argjentinasi zgjodhi Benfikën për të vazhduar karrierën e tij dhe në miqësoren e fundit mes klubit portugez dhe Al Nassr të CR7, ishte Di Maria ylli i mbrëmjes.

Ai e tregoi me një gol të shënuar në fitoren 4-1, por sidomos me një kalim spektakolar që i bëri Ronaldos, me një “sombrero” mbi portugezin i cili më pas bëri faull.

Video në fjalë ka pushtuar rrjetin në ditët e fundit dhe sigurisht që ka shtuar zërat se portugezi tashmë është pranë fundit të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: