Tuesday, 28. April 2026
Sport

VIDEO/ Dikur shokë skuadre te Partizani, Ekuban mund Ramadanin në Serinë A me një supergol me roveshatë

GS 28/01/2024 1 Min. Lesezeit

Xhenoa ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje përballë Leçes, ku protagonist kryesor ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban.

MixCollage-28-Jan-2024-02-48-PM-6231

29-vjeçari hyri nga stoli dhe në minutën e 76’ realizoi një supergol me roveshatë për t’i dhënë fitoren Xhenoas.

Kështu Ekuban ka mundur ish-shokun e tij te Partizani, Ylber Ramadanin, me skuadrën e mesfushorit të Kombëtares që tashmë rrezikon zonën e ftohtë të mbijetesës.

XHENOA 2-1 LEÇE

Retegui 70’, Ekubdan 76’ / Krstoviç 31’

GOLI I EKUBAN

PANORAMASPORT.AL

Teilen: