Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Dimarco shënoi gol “të çmendur” nga mesfusha, portieri Sommer vendos duart në kokë

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Inter e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli falë perlës së Federico Dimarco.

Anësori zikaltër italian, goditi nga mesi i fushës në pozicion diagonal dhe e dërgoi topin mrekullisht në rrjetë.

Në momentin e golit, portieri i Interit, Yann Sommer ka vendosur duart në kokë pasi nuk mund ta besonte atë gol fantastik.

Ky padyshim do të jetë goli më i bukur i sezonit për zikaltërit e Interit./h.ll/abcnews.al

Goli i Federico Dimarco

Teilen: