Kosova është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë nga Bjellorusia në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.
Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shënonte pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.
Kosova ishte më kërkuese për të gjetur golin, por Bjellorusia kaloi e para në avantazh falë një gafe të mbrojtësit Kryeziu. Në minutën e 73’ Morozov zhbllokoi shifrat teksa pas 2 minutash Ebong i dyfishoi ato. Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Muriqi nga 11 metra.
Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vendin e 4- me 3 pikë.
BJELLORUSI 2-1 KOSOVA
73′ Morozov, 75′ Ebong/ 87′ Muriqi (P)
NGJARJET KRYESORE
90’+7′ Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
87’ GOOOL KOSOVA 2-1! Nuk gabon nga 11-metërshi, Muriqi shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
86’ Muriqi fiton 11 metërsh pasi rrëzohet në zonë.
75′ GOOOL BJELLORUSIA 2-0! Ebong merr një krosim në zonë, ai godet drejt portës dhe shkund rrjetën e Muriçit.
73′ GOOOL BJELLORUSIA 1-0! Pas një gafe nga Kryeziu, Morozov shënon golin e parë për ekipin e tij.
55’ Super goditje nga Muslija! Ai lëshon predhën drejt portës, por portieri i mohon golin e sigurt.
54’ Ka ndryshime në radhët e Kosovës. Largohet Fazliji, në lojë Kryeziu
53’ Celina gjuan drejt portës, por topi shkon shumë pranë shtyllës së majtë.
52’ Muslija gjuan nga goditja e dënimit, por portieri bën një pritje mjaft të mirë.
49′ Krasniqi godet nga distanca, por topi fluturon mbi traversë.
46′ Nis pjesa e dytë, Zhegrova në lojë.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
40’ Celina provon nga distanca, por topi përfundon jashtë. Nuk ka rrezik për portierin bjellorus.
32′ Celina kishte mundësinë e artë për të goditur, por preferoi të pasonte duke shpërdoruar.
27’ “Dardanët” pretendojnë për 11-metërsh, arbitri vazhdon lojën.
23’ Pas një problemi me këmbën, Paqarada nuk mundet të vazhdojë dhe lë fushën i dëmtuar. Në vend të tij futet Ermal Krasniqi.
18’ Vojvoda tenton të pasojë për Muriqin, por mbrojtja bjelloruse bëhet pengesë.
16’ Aksion i bukur nga bjellorusët, godasin drejt portës por Aliti arrin të bllokojë topin.
11′ Rrudhani godet drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e portierit të Bjellorusisë.
3’ Celina provon me të jashtmen, por topi bllokohet nga mbrojtja dhe përfundon jashtë.
1′ Ebong kërcënon portierin, por Muriç bën një pritje të mirë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTAREPANORAMASPORT.AL