Arsenali u turpërua nga Uest Hemi në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës teksa u mposht me rezultatin 3-1, duke regjistruar kështu një eliminim zhgënjyes.
Autogoli i Uait në minutën e 16-të vendosi pjesën e parë, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, vendasit realizuan edhe dy herë të tjera me Kudus në minutën e 50-të dhe Bouen në të 60-ën, duke hedhur përfundimisht në tapet “Topçinjtë” e Artetës.
Pavarësisht ndryshimeve të shumta në pjesën e dytë, Arsenali nuk arriti të ndryshonte do rrjedhën e ndeshjes, teksa për golin e nderit mendoi Odegard në frymën e fundit të sfidës. Mesfushori arriti të tunde rrjetën në minutën 90+6’. Në fund festa ishte e gjitha për vendasit që arkivuan një sukses tepër të rëndësishëm.
Vlen të theksohet fakti se kjo ishte disfata e dytë për Arsenalin në këtë sezon në të gjitha kompeticionet pas asaj ndaj Lens në Champions.
PANORAMASPORT.AL