Saturday, 4. April 2026
Sport

VIDEO/ Disfatë me katër gola, Gjermania turpërohet nga Japonia

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

Japonia konfirmohet makthi i Gjermanisë. Pasi e mposhtën më 23 nëntor të vitit 2022 duke e eliminuar nga grupet e Botërorit, japonezët tashmë i turpërojnë gjermanët edhe në miqësore, teksa mbrëmjen e sotme triumfuan me rezultatin 1-4 në stadiumin e Volfsburgut.  

japonia

Moment i vështirë për Gjermaninë që ka marrë 4 humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur. 

11 minuta u kanë mjaftuar japonezëve për të kaluar në avantazh me Iton. Kundërpërgjigjja e gjermanëve ka qenë e shpejtë, me Sane që ka barazuar në të 19-ën. Megjithatë, minutat e mbetura të ndeshjes kanë folur vetëm për Japoninë, që ka shënuar edhe tre gola të tjerë me Ueda në minutën e 22-të , Asano në 90-tën dhe Tanak në 90+2’. 

Teilen: