Ish-mesfushori i Mançester Sitit, David Silva, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë 37-vjeçari përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.
“Sot është një ditë e trishtuar për mua. Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën. Sot është koha t’i them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungojnë shumë”, ka thënë Silva në rrjetet sociale.
Spanjolli kaloi një dekadë shumë të suksesshme te “qytetarët” teksa fitoi katër tituj të Premier Ligës, dy Kupa FAdhe pesë Kupa të Ligës. Ai u aktivizua në 436 ndeshje duke shënuar 77 gola.
PANORAMASPORT.AL