Kilië Mbape do të prezantohet sot te Real Madrid në ceremoninë që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, duke filluar nga ora 12:00.
Mëngjesin e sotëm ai zbriti nga një automjet privat dhe hyri në klinikën Sanitas në La Moraleja, duke filluar kështu ditën e parë si madrilen. Një numër i lartë tifozësh po e prisnin, teksa nuk mungoi as një përshendetje nga futbollisti ndaj tyre.
✅ Mbappé ya está listo.
El delantero francés ya pasa reconocimiento médico con el Real Madrid. pic.twitter.com/ZhTzM1lG8v
— Relevo (@relevo) July 16, 2024
Një organizim spektakolar është organizuar për të pritur sulmuesin, teksa priten më shumë se 85,000 tifozë madrilenë për të mbushur stadiumin sot.
😲🏟️ ¡Máxima expectación! Esta es la cola para entrar al Santiago Bernabéu cuando faltan casi dos horas antes de la presentación de Mbappé 📷 @javiermansan pic.twitter.com/hMEnCVTSvx — MARCA (@marca) July 16, 2024
Mbape do të mbajë fanellën me numrin 9-të teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.PANORAMASPORT.AL