Thursday, 12. March 2026
Sport

VIDEO/ Ditë zyrtarizimesh në Arabinë Saudite, legjenda që kërkoi dhe dënoi Grezdën firmos si trajner

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Arabia Saudite kërkon të rrisë futbollin dhe po investon miliarda euro. Klube të ndryshme kanë marrë disa nga yjet e futbollit europian e njëkohësisht po marrin edhe shumë trajnerë në mënyrë që vëmendja të shkojë edhe në Arabi.

GREZDA

Stiven Xherard është zyrtarisht trajneri i Etifaq FC. Legjenda e Liverpulit ishte në bisedime prej kohësh me klubin arab dhe vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubit. Xherard do të provojë për herë të parë një aventurë si trajner jashtë Europe, duke qenë se ka drejtuar skuadra si Aston Vila e Rejnxhërs.

Me këta të fundit, Xherard arriti të bënte mjaft mirë në kampionat e Europë. Në kohën kur drejtonte skocezët, Xherard transferonte Eros Grezdën duke e kërkuar personalisht, por më vonë e dënonte për shkak të sjelljes së tij dhe vetëm pak kohë më vonë, Grezda u largua përfundimisht.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: