PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpulin në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Slot, e cila e kishte mbyllur e para fazën e grupeve, ka dalë sot nga turneu e eliminuar falë penalltive.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Francë të anglezëve, mendohej se këta të fundit do të fitonin edhe sfidën e kthimit në fushën e tyre, ndonëse parisienët i kishin dominuar. Por pas një starti të vrullshëm të vendasve, ishin miqtë që gjetën golin me Dembele duke hapur kualifikimin.
Më pas u zhvillua një ndeshje e hapur, me raste në të dy portat, ku Donaruma në një anë e Alison në tjetrën u bënë vendimtarë me ndërhyrjet e tyre. Kështu, deri në vërshëllimën përfundimtare nuk kishte gola të tjerë dhe as në dy kohët shtesë. Ndaj për të përcaktuar çerekfinalistin u deshën gjuajtjet e penalltive.
Parisienët shënuan saktësisht të 4 gjuajtjet e tyre, ndërsa te Liverpuli gabuan Nunjez dhe Xhouns, të ndalur nga Donaruma, i cili kaloi kësisoj skuadrën e tij në çerekfinalet e turneut.
LIVERPUL-PSG 0-1
12′ Dembele
PENALLTITË (VIDEO) 1-4
Doue shënon, Liverpul-PSG 1-4
Xhouns gabon, pret Donaruma, Liverpul-PSG 1-3
Dembele shënon, Liverpul-PSG 1-3
Darvin Nunjez gabon, pret Donaruma, Liverpul-PSG 1-2
GRamos shënon, Liverpul-PSG 1-2
Salah shënon, Liverpul-PSG 1-1
Vitinja shënon, Liverpul-PSG 0-1
NGJARJET KRYESORE
Kuansah godet shtyllën (VIDEO)
Goli i anuluar i Szoboszlai (VIDEO)
Goli i Dembele (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
LIVERPULI: Alison, Van Dajk, Konate, Aleksander-Arnold, Robertson, Gravenberh, Mak Alister, Szoboszlai, Zhota, Luis Diaz, Salah.
Trajner: Arne Slot
PSG: Donaruma, Markinjos, Paço, Zhoao Neves, Hakimi, Nuno Mendesh, Fabian Ruiz, Vitinja, Dembele, Kvaratskhelia, Barkola.
Trajner: Luis Enrike
PANORAMASPORT.AL