Tuesday, 24. March 2026
Sport

VIDEO/ Dopieta në pjesën e parë nuk e kënaq Guardiolën, trajneri shfaqet i nervozuar me Halandin! Shikoni si e shtyn me dorë kamerën

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij në përfundimin e pjesës së parë, në duelin mes Bërnlit dhe Sitit. Tekniku duket i fiksuar pas përsosmërisë, teksa kjo gjë u pa nga reagimi ndaj Erling Haland.

guardiola dhe haland

Pavarësisht se norvegjezi kishte shënuar 2 herë në 45 minuta e para të sfidës, Guardiola u duk i pakënaqur me performancën e Haland, teksa shihet teksa i kërkon llogari, ndërkohë që sulmuesi ecën përpara, duke tentuar ta injorojë trajnerin.  

Pep Haland

Tekniku katalanas shikon më pas se kamera ishte duke filmuar këtë çast dhe e shtyn atë me dorë në krahun tjetër. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: