Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Dopietë e ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Gripshi protagonist! Përmbysje e çmendur, Astana kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Astana e Nazmi Gripshit dhe dy ish-sulmuesve të Skënderbeut, Çarls Çinedu dhe Frenklin Ahanonu, arriti një përmbysje të çmendur ditën e sotme duke siguruar grupet e Ligës së Konferencës. Kampionët e Kazakistanit ishin mposhtur në duelin e parë me rezultatin 2-0, ndërsa në kthim triumfuan 3-0, duke arritur një fitore emocionues. 

GRIPSHIIII

Hero padyshim u bë ish-sulmuesi i Skënderbeut Çarls Çinedu, i cili realizoi dopietë, ndërkohë që protagonist gjithashtu ishte edhe Nazmi Gripshi, i cili në minutën e 81-të dha një krosim të mrekullueshëm për Çinedu që shënoi golin e dytë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: