Arsenali ka fituar në mënyrë dramatike Superkupën e Anglisë, duke mposhtur falë penalltive Mançester Sitin e Pep Guardiolës.

Edhe pse me emra si Haland e Grilish ende jashtë formës, kampionët në fuqi krijuan rastet më të pastra për të shënuar para portës kundërshtare, teksa Ramsdejl u mohoi golin. Ndërsa nga ana tjetër, ishte Havertz i cili konfirmoi edhe një herë se nuk është një golashënues zone, pasi shpërdoroi dy mundësi të mira për të tundur rrjetën.
Ashtu siç ndodh shpesh, Guardiola gjeti zëvendësimin e duhur duke aktivizuar 21-vjçarin Palmer në vend të Haland dhe ishte pikërisht sulmuesi ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 me një gjuajtje spektakolare, vetëm pak minuta para fundit të sfidës. Dukej se ndeshja kishte marrë fund, pasi Arsenali nuk po krijonte më raste. Por në minutën e 101-të, erdhi gjuajtja e Trosard e cila u devijua në rrjetën e “qytetarëve” nga Akanzhi. Kështu, për të përcaktuar fituesin u deshën gjuajtjet e penalltive.
“Topçinjtë” ishin të pagabueshëm nga pika e bardhë, teksa De Bryjn dhe Rodri nga ana tjetër gabuan tentativat e tyre, duke i dhuruar londinezëve trofeun e 17 në histori.
MANÇESTER SITI-ARSENAL 1-1
77′ Palmer / 90’+11′ (ag) Akanzhi
PENALLTITË
MANÇESTER SITI – ARSENAL 1-4
Vieira shënon, Mançester Siti-Arsenal 1-4
Rodri gabon, pret Ramsdejl, Mançester Siti-Arsenal 1-3
Saka shënon, Mançester Siti-Arsenal 1-3
Bernardo Silva shënon, Mançester Siti-Arsenal 1-2
Trosard shënon, Mançester Siti-Arsenal 0-2
De Bryjn gjuan traversën Mançester Siti-Arsenal 0-1
Odegard shënon, Mançester Siti-Arsenal 0-1
NGJARJET KRYESORE
90’+13’ Nuk ka fitues në këtë ndeshje me kohën e rregullt. Për të përcaktuar fituesin duhen gjuajtur penalltitë.
90’+11’ GOOOL ARSENAL! Një gjuajtje e Trosard pas zhvillimit të një goditje nga këndi, devijohet nga Akanzhi me sferën që ndalet në rrjetë. (SHIH VIDEON)
82’ Ramsdejl shpëton Arsenalin nga goli i dytë. Alvarez gjen Foden në qendër dhe sulmuesi gjuan mes këmbëve, të portierit, duke gjetur një devijim të këtij të fundit. (SHIH VIDEON)
77’ GOOOL MANÇESTER SITI! Palmer, i futur në fushë pak minuta më parë në vend të Haland, merr topin nga e djathta dhe me të majtën e tij lëshon një gjuajtje fantastike që mposht Ramsdejl. (SHIH VIDEON)
52’ Pas një harkimi në zonë, Stouns tenton me kokë, por gjen përgjigjen e Ramsdejl. (SHIH VIDEON)
42’ Rodri tenton supergolin nga mesfusha, teksa lëshon një gjuajtje të shkëlqyer, por sfera përfundon pak mbi traversë. (SHIH VIDEON)
39’ Tjetër mundësi e artë e Havertz i cili i vetëm para portierit, sheh përsëri gjuajtjen e tij të neutralizohet nga gardiani i Sitit. (SHIH VIDEON)
25’ Aksion i shpejtë i Arsenalit me Havertz i cili merr topin në zonë dhe gjuan, por gjen përgjigjen me këmbë të Ortega. Sfera mbërrin të Martineli, gjuajtja e të cilit ndalet nga Stouns. (SHIH VIDEON)
14’ Rodri tenton me një goditje nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetën e Ramsdelj. (SHIH VIDEON)
4’ Akanzhi nga e majta harkon në zonë, Uajt largon topin para se Alvarez ta shtyjë në rrjetë. (SHIH VIDEON)
1′ Nis takimi në “Uembli”.
FORMACIONET ZYRTARE
Mançestër Siti: Ortega, Uoker, Stons, Dias, Akanzhi, Rodri, Kovaçiç, B. Silva, Alvarez, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
Arsenal: Ramsdejl, Uajt, Saliba, Gabriel, Timber, Partej, Rajs, Odegard, Saka, Martineli, Havertz.
Trajner: Mikel Arteta
PANORAMASPORT.AL