Eliminim dramatik i Juventusit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë e Tiago Motës u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit me 11-metërsha, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1.
Maleh në minutën e 24 dhe Turam në minutën e 66-të, ishin autorët e golave, ndërkohë që për sa i përket penalltive, Vlahoviç dhe Jilldiz gabuan te Juventusi. Te Empoli i realizuan të 4 futbollistët e përzgjedhur.
Për sa i përket Ismajlit, ai mbajti shiritin e kapitenit dhe qëndroi në fushë 45 minuta. Në gjysmëfinale Empoli do të përballet me Bolonjën.
FT: JUVENTUS-EMPOLI 1-1 (2 me 4 me penallti)
Turam 66′ / Maleh 24′
GOLI I TURAM: VIDEO
GOLI I MALEH: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-2-3-1): Perin; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Kopmainers, Turam; Kolo Muani, MekKeni, Niko Gonzalez; Vlahoviç
Trajner: Tiago Mota
Empoli (3-5-2): Vaskuez; Marianuçi, Ismajli, Tosto; Sambia, Henderson, Baçi, Maleh, Kakaçe; Kolombo, Konate.
Trajner: Roberto D’Aversa
PANORAMASPORT.AL