Monday, 16. March 2026
Sport

VIDEO/ Driblime dhe shpejtësi, talenti turk mahnit në stërvitjen me Real Madridin

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Arda Gyler ka mahnitur shokët e skuadrës gjatë një stërvitje me ekipin e Real Madridit.jljkyu

18-vjeçari merr topin dhe arrin të driblojë në mënyrë të përkryer duke shtangur shokun e skuadrës në pamundësi për të vepruar.

Më pas talenti turk godet drejt portës teksa realizon gol. Shpejtësia dhe teknika e tij bie në sy dhe nga futbollistët e tjerë, teksa njëri prej tyre i vendos duart në kokë i habitur.

Rikujtojmë që i riu ishte shumë pranë Barcelonës, por gjërat ndryshuan, me Gylerin që zgjodhi “Santiago Bernabeun” për shtëpinë e tij. “Mesi” i Turqisë ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me “galaktikët”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: