Momente paniku, Arkadush Milik rrezikon të mbetet jashtë Europianit. Sulmuesi i Juventusit, pësoi një dëmtim në minutën e dytë të miqësores ndaj Ukrainës, duke alarmuar drejtuesit polakë.
Sulmuesi la fushën menjëherë pasi ndjehu shqetësimin, teksa u dërgua në dhomat e zhveshjes i mbështetur nga stafi mjekësor i Polonisë.
Kjo pritet të jetë një humbje e madhe për polaket, që në datën 16 qershor do të përballet me Holandën në duelin e parë të Europianit.
Załamany Arek Milik schodzi do szatni. Robert Lewandowski i Wojciech Szczęsny od razu ruszyli z ławki, by być tam z nim. pic.twitter.com/KWJH3rhtAG
— Przemek Langier (@plangier) June 7, 2024
PANORAMASPORT.AL