Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Dueli i Ligës së Europës, sulmuesi shqiptar i shënon gol Beshiktashit

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Shkëlqim Vladi, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Luganos, në duelin e kthimit të Ligës së Europës, ndaj Beshiktashit.  

vladi

23-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 59-të, ku pas asistit të Alisedas, e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën e boshatisur, duke vendosur baraspeshën e përkohshme. Më herët vendasit kishin shënuar me anë të Çiro Imobiles.  

Për Vladin ky ishte goli i dytë në 6 ndeshjen e zhvilluara këtë edicion me Luganon.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: