Thursday, 9. April 2026
Sport

VIDEO/ Dueli ndaj Istanbulsporit, sulmuesi shqiptar debuton me gol në Superligën turke

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Debutim fantastik për sulmuesin me origjinë shqiptare Albian Ajeti, i cili gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me fanellën e Gaziantep në elitën e futbollit turk, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Istanbulsporit të Rrocës, Ethemit dhe Loshajt.  

Ajeti

26-vjeçari Ajeti u hodh në fushë në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 0-0, ndërkohë që në minutën e 95-të, shënoi golin e dytë, duke vulosur sfidën. Vlen të theksohet fakti se Albini, vëllai i Arlind Ajetit, u transferua te Gaziantep në merkaton e verës nga radhët e Shtrum Graz ku në 15 ndeshje arriti të shënonte 3 gola.  

Shqiptari ka një CV tepër të pasur teksa në të kaluar ka qenë pjesë e Sëlltik, Uest Hem Bazel, St Galen dhe Augsburg.  

GOLI I ALBIAN AJETIT NDAJ ISTANBULSPOR (SHIH VIDEON) 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: