Sunday, 25. January 2026
Sport

VIDEO/ Dy gola për Superkupën e 12-të, PSG-ja e Luis Enrikes e nis vitin 2024 me trofe

GS 03/01/2024 1 Min. Lesezeit

PSG dhe Tuluz u përballen mbrëmjen e të mërkurës, prej orës 20: 45, për trofeun e  Superkupës së Francës, sfidë që për herë të parë u luajt në “Parc der Princes”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favort të skuadrës së Luis Enrikes.  

nHzf8LvvvTZbDhG

Ky ishte trofeu i 10-të i fituar nga PSG-ja në 11 edicionet e fundit dhe i 12-ti në total, në edicionin e 47-të të Superkupës së Francës. Baraspesha e sfidës zgjati vetëm 3 minuta kur Li Kang In do të zhbllokonte duelin pas asistit të Dembele. 

Ndërkohë për golin e dytë mendoi Mbape në minutën e 44-të. Pjesa e dytë e finales së Superkupës nuk prodhoi gola, teksa në fund festa ishte e gjitha për kryeqytetasit e PSG-së që arritën të koleksiononin një tjetër trofe.  

GOLAT E NDESHJES (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: