Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ Dy shqiptarë në fushë, Mainc i jep “leksion” me 3 gola Dortmundit! Gruda dhuron spektakël ndaj finalistëve të Champions-it

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Maincit ku aktivizohen 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Veiper, triumfoi me rezultatin surprizues 3-0 ndaj Borusias së Dortmundit, në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Bundesligës. Të 3 golat për vendasit u shënuan në pjesën e parë. 

38348763-3340-4dd1-ada7-45af3a7b82a1

Një ndeshje fantastike ka bërë edhe talenti me origjinë shkodrane, Brajan Gruda, i cili ishte titullar, teksa i ka mahnitur të gjithë me klasin e tij. Në rrjetet sociale është publikuar një video të të gjitha aksionet e 19-vjeçarit në këtë duel, ku bie në sy klasi i jashtëzakonshëm i Grudës. 

Në minutën e 87-të në fushë u hodh edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Nelson Veiper, i cili zuri vendin e Grudës. Të dy këta futbollistë janë në lupën e trajnerit Silvinjo, pasi ende nuk kanë zgjedhur se cilën Kombëtare do të përfaqësojnë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: