Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ E pabesueshme në Brazil! Tifozi i vjedh celularin, legjenda e futbollit e kap dhe ia merr përsëri

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë në Brazil gjatë festimeve të Sao Paulos për fitoren e Kupës. Diego Lugano, ish-futbollisti legjendar uruguaian, ka qenë viktimë e një grabitje në mes të festimeve, pasi një tifoz tentoi t’i vidhte celularin.

Collage Maker-25-Sep-2023-08-10-PM-9536

Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shfaqet një person teksa tenton të futë një celular në xhep, ndërsa Lugano ishte rrethuar nga mbështetësit e ish-skuadrës së tij që po festonin bashkë me të. Ai ishte pikërisht celulari i Luganos të cilin hajduti tentoi ta vidhte e të largohej.

Por duket se ish-mbrojtësi nuk ka humbur reflekset edhe pse prej disa vitesh ka varur këpucët në gozhdë dhe me një “markim të rreptë” ia doli të mbërthente hajdutin dhe t’i merrte përsëri celularin, ndërsa shumë persona kanë mbetur të çuditur nga kjo skenë e pazakontë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: