Në mënyrë tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të ditën e shtunë.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja ra në fushë në stadiumin Siliwangi.
Sipas raportimeve vendase, lojtari ishte ende i vetëdijshëm pas goditjes nga rrufeja dhe u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më vonë./ h.ll/abcnews.al
This happened during a football match in Indonesia 🇮🇩 pic.twitter.com/JHdzafaUpV
— Githii (@githii) February 11, 2024