Saturday, 31. January 2026
Sport

VIDEO/ Egjiptianët nuk bëjnë dy surpriza radhazi, Fluminense siguron finalen e Botërorit të Klubeve

GS 18/12/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi brazilian i Fluminense, fituesi në fuqi i Kupës Libertadores, është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve që po zhvillohet aktualisht në Arabinë Saudite. Brazilianët kanë mundur në gjysmëfinalen e parë Al Ahli të Egjiptit me shifrat 2-0.

wtwhuqK4srtKz7a

Egjiptianët kishin bërë surprizën pak ditë më parë duke eliminuar me fitoren 3-1 skuadrën e Al Itihad që u mposht në stadiumin e saj. Por brazilianët ishin në një nivel tjetër, edhe pse ekipi egjiptian krijoi shumë lojë e raste në pjesën e parë.

Arias gjeti avantazhin me penallti në minutën e 71-të dhe më pas ishte Xhon Kenedi ai i cili shënoi në minutën e 90 për të vulosur fitoren 2-0.

GOLI I ARIAS (VIDEO)

GOLI I XHON KENEDI (VIDEO)

Fluminense tashmë pret të mësojë emrin e skuadrës me të cilën do të ndeshet në finale, e cila do të dalë nga përballja e nesërme mes Mançester Sitit dhe Urava Red Dajmonds.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: