• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Egnatias i ikën fitorja nga duart ndaj Skënderbeut, sfida mbyllet në “paqe”

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias është ndarë në barazimin 1-1.

Goli i parë i sfidës erdhi që në minutën e 2’, ku Isgandarli gjeti golin menjëherë, ende pa u djersitur. Egnatia dukej gjatë gjithë ndeshjes që ishte më tepër dominuese, edhe pse korçarët tentuan disa herë për të gjetur barazimin.

Ndeshja u ndërpre gjithashtu për disa minuta në pjesën e dytë, pasi një tifoz i Skënderbeut kërkoi ndihmën mjekësore dhe ambulanca e shoqëroi në spitalin rajonal të Korçës.

Edhe pse mendohej se rrogozhinasit do të dilnin me fitore, ndodhi komplet e kundërta pasi Skënderbeu gjeti golin e barazimit në minutën e 90’+12’.

Me ndarjen e pikëve, Egnatia mbetet ende në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 13 pikë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Egnatias

Shikoni golin e Skënderbeut

Next Post

BUNDESLIGA/ Festival golash në Mynih, Bajerni shënon tetë herë në pjesën e dytë ndaj ekipit të Gjasulës (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.