Juventusi ka frenuar në tentativën për t’u kthyer në majën e klasifikimit të Serisë A, pasi është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Xhenoas, ku protagonist u bë një emër i njohur për futbollin shqiptar, Kaleb Ekuban.
Në një sfidë shumë të luftuar, bardhezinjtë shënuan në pjesën e parë falë penalltisë së Kiezës në një duel që dukej se po e kontrollonin. Por në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Xhilardino aktivizoi ish-sulmuesin e Partizanit dhe ky i fundit, pas pak minutash dha asistin për golin e barazimit të Gudmundson.
Skuadrat tentuan pa sukses të shënonin përsëri dhe ndeshja u mbyll me këto shifra, duke bërë që Juventusi të mbetej pas krahëve të Interit kryesues, i cili tashëm ka mundësinë të shkëputet më tej i vetëm nëse mposht Lacion këtë të diel.
XHENOA-JUVENTUS 1-1
49′ Gudmundson / 28′ (p) Kieza
GOLI I GUDMUNDSON (VIDEO)
GOLI I KIEZA (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
XHENOA (3-5-2): Martinez; Dragusin, Bani, Vaskuez; Sabeli, Frendrup, Badelj, Malinovski, De Uinter; Mesias, Gudmundson.
Trajner: A. Xhilardino
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Mireti, Kostiç; Vlahoviç, Kieza.
Trajner: M. Alegri
PANORAMASPORT.AL