Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ El Shaarawy bën “heroin”, Roma fiton me “vuajtje” ndaj Monza-s me 10 lojtarë

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

“Verdhekuqtë” e Jose Mourinho kanë vijuar me fitoret, teksa mesditën e kësaj të diele kanë mundur, në “Stadio Olimpico”, skuadrën e Monza, me rezultatin minimal, 1 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 9 të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Roma dominoi pothuajse gjithë sfidës, teksa që prej minutës së 41’-të të pjesës ishin në epërsi numerike, pas daljes me kartonin e kuq të mbrojtësit Danilo D’Ambrosio, mirëpo pavarësisht epërsisë në fushën e blertë, goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 90’, me “fantazistin”, Stephan El Shaarawy, që ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, për të çuar topin në rrjetën e kundërshtarëve.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 6 të tabelës, me 14 pikë të grumbulluara pas 9 javëve të para të kampionatit, ndërsa Monza bie në vendin e 11, me 12 pikë, po aq sa Leçe e Frosinone, por me një golavarazh më negativ, se këto dy të fundit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Teilen: