• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Elefantët” shtypin “Shqiponjat e Gjelbërta”, Bregu i Fildishtë fiton për të 3-tën herë Kupën e Afrikës

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur të këtij kompeticioni. “Elefantët” e Bregut të Fildishtë nuk kanë zhgënjyer para 60 mijë të pranishmëve, në “Stade Olympique Alassane Ouattara”, të Abdixhanit, teksa kanë arritur të përmbysin gjithçka përballë “Shqiponjave të Gjelbërta” të Nigerisë, për të siguruar trofeun e madh të Kupës së Afrikës.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Kombëtarja e Nigerisë, me qendërmbrojtësin e PAOK, Ëilliam Troost-Ekong, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Bregut të Fildishtë, për të marrë avantazhin, në minutën e 34’-t, duke e mbyllur kështu pjesën e parë, me rezultatin minimal, 1 me 0 dhe me një dorë në trofeun e madh të këtij turneu.

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë, me “Elefantët” e Bregut të Fildishtë, të cilët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë të lojës, ku padyshim ndër protagonistët absolur ishte “fantazisti” i Brighton, Simon Adingra, i cili fillimisht asistoi në golin e Franck Kessie, që barazoi shifrat në minutën e 62’-të e më pas dhuroi pasimin “e artë”, për “bomberin”, Sebastian Haller, i cili “vulosi” fitoren e vendasve, në minutën e 81’-të të sfidës .

Falë këtij rezultati, Bregu i Fildishtë siguron për herë të 3-të në histori, trofeun e Kupës së Afrikës, kësaj radhe si vend organizator i turneut. Kështu, “Elefantët” i bashkohen Nigerisë, përsa i përket më shumë trofeve të fituar, ndërsa më mirë se ta kanë bërë vetëm Gana, me 4 trofe, Kameruni me 5 trofe dhe Egjipti, rekordmen i këtij kompeticioni, me plot 7 trofe të fituar. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:   

Goli i William Troost-Ekong, 1-0:

Goli i Franck Kessie, 1-1:

Goli i Sebastian Haller, 1-2:

Next Post

VIDEO/ Triumf me përmbysje në finalen ndaj Nigerisë, “elefantët” e Bregut të Fildishtë bëjnë “ligjin” në Kupën e Kombeve të Afrikës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.