Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Emocionet e Neymarit: Jam shumë i lumtur, u riktheva!

GS 22/10/2024 1 Min. Lesezeit

Natyrisht, Neymar ishte shumë i lumtur, pasi u kthye në fushë, duke luajtur rreth 20 minuta në fitoren e Al Hilal në fushën e Al Ain, 5-4, në një duel të raundit të tretë të fazës elitare të Ligës së Kampionëve të Azisë.

“Ylli” brazilian, i emocionua, tha fjalët e parë për rikthimin në fushë pas një viti:

“Ndihem mirë. Ishte shumë e vështirë. Unë kam qenë gjithmonë i rrethuar nga një ambient shumë pozitiv, nga një ekip i mirë dhe… Jam shumë i lumtur. Jam kthyer! Jam kthyer!”.

Neymar i aktivizua në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 4-5. Ai pati një mundësi të artë për të shënuar, por portieri vendës i mohoi golin.

 

 

Teilen: