Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Emocionet nga ndeshja e fundit në shtëpi, Tomas Myler largohet si legjendë nga Bajerni

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tomas Myler është larguar si legjendë nga Bajern Mynih. Dje u luajt ndeshja e fundit në shtëpi dhe emocionet ishin të mëdha.

bandicam 2025-05-11 12-43-17-698

Bajerni fitoi 2 me 0 ndaj Mynshengladbah. Dje siç pritej ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 84-t. Të gjithë të pranishmit në stadium i dhanë duartrokitje sulmuesit gjerman.

Janë plot 750 ndeshje ku Myler ka shënuar 247 gola dhe ka asistuar 176 të tjerë. Gjatë kësaj kohe janë fituar 12 tituj kampion, dy Champions, dy Botërorë për klube, gjashtë Kupa, gjashtë Superkupa dhe dy Superkupa të Europës.

Pas vërshëllimës së fundit, Myler u bë bashkë me tifozët. Koret nuk munguan, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek ai.

Myler me tifozët: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: