Disa nga tifozët e Interit kanë humbur ndeshjen e jetës mbrëmë.Pasi Rafinja shënoi golin e tretë për Barcelonën në minutën e 87-të, disa prej zikaltërve dolën nga stadiumi pasi u duk sikur gjithçka përfundoi dhe ishin katalanasit ata që do të preknin finalen e Mynihut.
Por kjo nuk ndodhi kështu pasi Açerbi barazoi shifrat në të 93-ën. Pasi nga jashtë “San Siro”-s u dëgjuan brohorima, ata tentuan të kthehen brenda, por nuk u lejuan nga rojet e sigurimit.
Dëshpërim i madh për tifozët zikaltër që nuk arritën të shijonin deri në fund emocionet e mëdha të kësaj sfide. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL