Ndeshja e kësaj jave në Serinë A mes Romës dhe Salernitanës në “Olimpico” ka regjistruar një episod me të vërtetë të veçantë. Roma në fakt kishte mundësinë që të shkonte e pashqetësuar drejt portës kundërshtare, por u ndalua nga gjyqtari.
Pas golit të barazimit të përkohshëm 1-1 të realizuar nga Kandreva, të gjithë lojtarët e Salernitanës shkuan të festonin pranë pankinës, duke hyrë të gjithë në gjysmëfushën e tyre. Kësisoj, gjyqtari mund të lejonte Romën që të vijonte ndeshjen, me lojtarët e klubit verdhekuq që e kërkuan një gjë të tillë,
Ata edhe protestuan pse gjyqtari nuk i lejoi, ndonëse do të kishte qenë në fakt një gjest antisportiv. Trajneri i Salernitanës, Paulo Sousa, e kuptoi “gabimin” e ekipit të tij dhe udhëzoi një lojtar që të shkonte në gjysmëfushën e Romës, duke bërë kështu të pamundur vijimin e lojës nga gjyqtari pa u rreshtuar edhe një herë skuadrat në gjysmëfushën përkatëse.
⚽️ Un nostro lettore ci ha inviato questo video interessante su un episodio accaduto durante #RomaSalernitana. #ASRoma pic.twitter.com/d58IWIJDAq
— Il Romanista (@ilRomanistaweb) August 21, 2023
PANORAMASPORT.AL