• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Eraldo Çinari shkëlqen në kampionatin armen, sulmuesi shqiptar shënon një tjetër dygolësh

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Eraldo Çinari po bën rolin e protagonistit në kampionatin armen, ku vesh fanellën e FC Noah, një skuadre e cila pak nga pak po kthehet në emrin kryesor të futbolli në këtë vend.

Sot, sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër dygolësh në këtë edicion të kampionatit armen të cilit iu bashkua vetëm gjatë verës.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.

Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar topin në rrjetë.

Në minuta e fundit të ndeshjes, Çinari plotësoi dygolëshin e tij me një aksion ku hyri me shpejtësi në zonën kundërshtare dhe shtriu portierin, duke vulosur shifrat në 6-0 për Noah.

 

Çinari kishte shënuar dygolësh edhe në javën e dytë të kampionatit armen në këtë edicion.

Next Post

Arsenal vihet pas “bomberit” suedez, “Topçinjtë” duan Isak në “Emirates”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.