Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Ermir Rashica gjen golin e parë në Ukrainë, ish-sulmuesi i Skënderbeut feston fitoren që shton shpresat për elitën

GS 26/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ermir Rashica ka gjetur golin e parë në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ishte një nga autorët e golave, ndërsa Metalist 1925 mposhti Ahrobiznes.

bandicam 2025-04-26 17-01-57-902

Metalist fitoi me “poker”, 4-0. Skuadra e Rashicës nuk vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, ndërsa vetë sulmuesi shqiptar realizoi për 2 me 0.

Me 3 pikët e fituara pas 18 ndeshjeve, Metalist mban vendin e dytë. Ky është pozicioni që duhet ruajtur pasi të ngjit në elitë, megjithëse duhen pritur ndeshjet e rivalëve që ndjekin me 2 pikë më pak.

Goli i Rashicës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: