Sulmuesi argjentinas, Paolo Dibala ka realizuan një eurogol, në miqësoren e sotme, që Roma zhvilloi ndaj Tuluz, në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës franceze.
Në minutën e 25-të të sfidës, Dibala “rrëmbeu skenën”, teksa me një gjuajtje të kalibruar, arriti të realizonte një supergol nga goditja e dënimit. Topi i goditur me të majtën nga ylli argjentinas, shkoi pranë trekëndëshit të djathtë të portierit kundërshtar, duke mos i lënë këtij të fundit asnjë shans për ta ndalur.
Me këtë gol Dibala vendosi baraspeshën e përkohshme, teksa francezët arritën të shënonin golin e fitores në minutën e 90-të me Begrauin, teksa më herët Dallinga kishte zhbllokuar sfidën.
Mesdames et messieurs Paulo Dybala : pic.twitter.com/JndVlkyjlW
— José Mourinho Show (@Jmshow10_) August 6, 2023
PANORAMASPORT.AL