Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ “Faleminderit Inter”, shikoni si e festojnë tifozët e Realit eliminimin e Barcelonës nga Champions-i

GS 08/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Real Madridit duket se e kanë shijuar tej mase disfatën e Barcelonës në Champions League. Ky fakt u pasqyrua edhe me vepra në rrjetet sociale. 

REAL MADRID 24/25

Disa prej fansave madrilenë falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit me fitoren e mbrëmshme në Milano në kohën shtesë.  

Ata vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter). 

Real Madridi u eliminua nga Champions League në çerekfinale nga Arsenali, skuadër e cila u mposht sot nga PSG-ja, teksa Interi dhe PSG do të masin forcën në finalen e madhe.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: