Gjesti i një djaloshi të vogël, para startit të duelit Torino-Inter, ditën e shtunë, ka bërë xhiron e rrjeteve social.
Teksa vogëlushi ishte rreshtuar në krahun e futbollistëve të Torinos, i veshur me fanellën e Interit, në momentin që kamera po drejtohej tek ai, ngriti fanellën e Interi teksa poshtë saj kishte atë të Torinos, duke puthur stemën e skuadrës së tij të zemrës para kamerave.
Mesa duket ky djalosh i ri, ka dashur me çdo kusht që të ishte ne krahun tjetër, për të qenë i veshur me fanellën e Torinos, gjithsesi me veprimin e bërë, arriti të shndërrohej në protagonist, duke fituar vëmendjen e të gjithëve:
Little man waited for the camera to show his true colors 🤣
(via @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/HBzy3EWlKU
— B/R Football (@brfootball) October 23, 2023
PANORAMASPORT.AL