Fitorja e PSG-së ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve dhe kalimi në finale, është festuar gjatë në rrugët e Parisit. Një festë kaotike në fakt, pasi ka pasur shumë incidente me vandalizma por edhe raste dhunë e lëndime.
Një viktimë në fakt ishte edhe mbrojtësi francez i Bajern Mynih, Sasha Buej, i cili kishte shkuar në Paris për të ndjekur ndeshjen. Në fund të sfidës, ai po largohej nga stadiumi në automjetin e tij kur një nga tifozët e shumtë që rrethuan makinën e lojtarit, futi dorën dhe i hoqi kapelën nga koka.
Futbollisti mbeti i shtangur nga ky veprim i shpejtë i personit, por nuk mund të bënte asgjë, pasi thjesht e pa teksa zhdukej në turmë.
Le footballeur SACHA BOEY s’est fait VOLER SA CASQUETTE lors dès festivités des parisiens. 🚫🧢 pic.twitter.com/gySx7i0tnf
— Hype (@hypemagz) May 7, 2025
PANORAMASPORT.AL