• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Finale e çmendur, nga 2-0 në 2-3! Milani i Konseisaos përmbys Interin dhe rrëmben Superkupën e Italisë

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në një duel të çmendur. Ggo2VXKXUAAtpm9

Edhe pse zikaltrit shënuan 2 herë me anë të Lautaros dhe Taremit, milanistët nuk u dorëzuan, duke përmbysur sfidën e zhvilluar në Arabinë Saudite, duke shënuar me Teo Hernandez, Pulisiç dhe Abraham. Në fund e gjithë festa ishte për djemtë e Serxho Konsesaos, me trajnerin portugez, që fiton trofe me milanistët në ndeshjen e tij të dytë nën drejtimin e tyre.   

FT: INTER-MILAN 2-3

Lautaro Martinez 45+1′, Taremi 47’/ Teo Hernandez 52′, Pulisiç 80′, Abraham 90+3′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+3′ GOOOOOL MILAN 2-3/ Përmbysje dramatike e kuqezinjve, Abraham futet nga stoli dhe realizon një gol me mjaft peshë, nuk iu besojnë syve interistët (VIDEO) 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Pranë golit Interi me Dumfris, por tentativa e tij u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri Menja. (VIDEO) 

86′ Provon të kundërpërgjigjet Interi me Taremin, por tentativa e tij ishte qëndore. (VIDEO)

80′ GOOOOL MILAN 2-2/ Vendoset baraspesha, Pulisiç gjen rrugën e rrjetës, me një gjuajtje të saktë në afërsi të pikës së penalltisë. (VIDEO) 

71′ Krijohet iluzioni i golit te zikaltrit, me Karlo Auguston, por Menja ndal topin mbi vijën fatale. (VIDEO) 

64′ Sërish rrezikshëm Milani me Moratën, por kësaj here ishte Zomer që kryen një pritje fantastike. (VIDEO)

62′ Rast flagrant për Milan, kuqezinjtë nuk i besojnë syve çfarë shpërdoron Reijnders, topi përplaset në fytyrën e Bastonit dhe shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

61′ Pranë golit të dytë Milani me Pulisiç, por tentativa e tij me kokë ishte qëndore dhe përfundoi  në duart e Zomer. (VIDEO)

52′ GOOOOOL MILAN 2-1/ Rihapet sfida, Teo Hernandez realizon gol fantastik nga goditja e dënimit (VIDEO) 

47′ GOOOOL INTER 2-0/ Çmenden në festë  zikaltrit, Taremi dyfishon shifrat, pas asistit fantastik të Bastonit (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllohet derbi, Lautaro Martinez gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Taremit, shpërthejnë në festë zikaltrit. (VIDEO) 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë! 

35′ Zëvendësim i detyruar tek Interi, dëmtohet Çalhanoglu, vendin e tij e merr Asllani.

23′ Dimarko “flirton” me golin, por Menja bën një pritje spektakolare duke i thënë “jo” italianit (VIDEO). 

15′ Pranë golit Milani me Reijnders, por tentativa e holandezit shkon jashtë kuadratit (VIDEO).

6′ Vendimtare ndërhyrja e Çau, që i largon topin nga këmbët Lautaro Martinez, duke sfumuar një shans të artë të zikaltrve (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Somer, Bisek, De Vraj, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Lautaro, Taremi

Trajner: Simone Inzagi

Milan: Menja, Emerson, Tomori, Çau, Himenez, Musah, Fofana, Reijnders, Teo, Pulisiç, Morata

Trajner: Serxho Konseisao

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milan fiton Superkupën e Italisë në një ndeshje dramatike me Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.