Finalja e mbijetesës mes Specias dhe Veronës, e zhvilluar në stadiumin “Mapei” të Sasuolos, është mbyllur me triumfin 1-3 të veronezëve, që kanë festuar kështu qëndrimin në Serinë A, ndërkohë që nuk ia ka dalë Specia, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë B.
Kujtojmë që të dyja skuadrat e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, teksa me rregullin e ri të vendosur në Serinë A, do të duhej një ndeshje shtesë mes tyre, për të përcaktuar verdiktet e sezonit dhe në fund ishte skuadra e trajnerit Zafaroni, ajo që ia doli të përmbushte misionin.
Për sa i përket duelit të sotëm, Faraoni ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e pestë, duke kaluar në avantazh Veronën, ndërkohë që në minutën e 15-të, Ampadu vendosi baraspeshën për Specian. Po në pjesën e parë do të shënoheshin edhe dy gola të tjera për Veronën që mbajnë firmën e Ngonge në minutat 26 dhe 38.
Pjesa e dytë nuk solli gola, por në minutën e 68-të, Specia kishte shansin e artë për të rihapur këtë finale, teksa Faraoni u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që Nzola shpërdoroi një 11-metërsh, duke “vulosur” kështu zhgënjimin e skuadrës së tij dhe rënien në Serinë B.
GOLI I FARAONIT:
GOLI I AMPADU:
GOLI I PARË I NGONGE:
GOLI I DYTË I NGONGE:
PANORAMASPORT.AL