• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Fiorentina “përmbys” gjithçka, “violët” lënë Taulant Xhakën jashtë finales së Conference League

19/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Violët” e Fiorentina kanë arritur të përmbushëin përmbysjen e madhe ndaj Baselit të Taulant Xhakës, teksa në sfidën e dytë të gjysmë-finaleve të UEFA Conference League kanë triumfuar me rezultatin 1 me 3, pas përfundimit të kohës shtesë.

Siparin e golave e hapën italianët, me argjentinasin, Nicolas Gonzalez që çoi topin në rrjetën e zviceranëve, që në minutën e 35’-të të sfidës, pas një krosimi perfekt të topit të ish-“zikaltërit”, Crisiano Biraghi nga goditja e këndit.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit gjetën menjëherë golin e barazimit, ku protagonist nuk kishte si mos të ishte, talenti zviceran, Zeki Amdouni, me këtë të fundit që mposhti portierin Terracciano, me një goditje diagonale në cepin e zonës. Mirëpo, një tjetër gol nga Nico Gonzalez dhe goli i Antonin Barak, në minutën e fundit të kohës shtesë (120+9’), plotësuan përmbysjen e madhe të italianëve në tokën “helvete”.

Me këtë fitore, Fiorentina siguron finalen e madhe të Conference League, ku në Pragë “violët” e Italisë do të përballen me “çekiçët” e Ëest Ham, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 7 qershorit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Nicolas Gonzalez, 0-1:

Goli i Zeki Amdouni, 1-1:

Goli i Nicolas Gonzalez, 1-2:

Goli i Antonin Barak, 1-3:

Next Post

Kompletohen finalet në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.