Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Fitoi “Topin e Artë”, Rodri tallet keq me Viniciusin gjatë festës: Mirupafshim dhe lamtumirë…

GS 31/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori spanjoll i Mançester Sitit, Rodri fitoi “Topin e Artë” 2024, duke lënë kështu pas tij Viniciusin i cili ishte pretendenti kryesor.hytuPasi mori çmimin më të lakmueshëm për futbollistët ai ka festuar me miqtë e tij në një klub nate.

Në një moment gjatë festës teksa po këndonte, ai është tallur pikërisht me rivalin e tij, brazilianin e Realit.

Rodri u pa duke festuar me miqtë dhe familjen, duke kënduar në spanjisht: “Ay Vinicius, ay Vinicius, ay Vinicius, ciao, ciao, ciao”, që përkthehet në “Oh Vinicius, oh Vinicius, oh Vinicius, lamtumirë, mirupafshim , mirupafshim.”

Kjo video u postua nga vetë klubi i tij por që më vonë u fshi por nuk iu shpëtoi fansave të cilët e kanë bërë virale në rrjet. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: