Juventusi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur me rezultatin 2-0 Kremonezen.
Bardhezinjve të Alegrit iu desh pjesa e dytë për të gjetur avantazhin me Faxhiolin dhe në minutat e fundit ishte dhe Bremer që dyfishoi shifrat.
Kështu Juventusi vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 69 pikë duke marshuar drejt Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Kremoneze vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë.
REZULTATI:
JUVENTUS 2-0 KREMONEZE
Faxhioli 55′, Bremer 79′
NGJARJET KRYESORE:
90+5′ Mbyllet sfida!
79′ GOL 2-0! Bremer provon me një gjuajtje me topin që ngel në ajër dhe më pas me kokë e shtyn drejt rrjetës.
73′ Milik gjen rrjetën, por gjyqtari e anulon për një pozicion jashtë loje.
55′ GOL 1-0! Kieza jep një pas drejt Faxhiolit dhe ky i fundit me një predhë ndëshkon kundërshtarët.
46′ Starton pjesa e dytë!45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
30′ Milik provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga portieri.
1′ Starton sfida!FORMACIONET ZYRTARE:RENDITJA:PANORAMASPORT.AL