Mançester Siti ka fituar 2-1 ndaj Aston Vilës në një përballje tepër emocionuese në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, qytetarët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Bernardo Silva. Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë pasi miqtë ia dolën shpejt t’i barazonin shifrat në 1-1.
Markus Rashford realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin, ndërsa sfida u bë edhe më dinamika, me të dyja skuadrat që kishin shanset e tyre.
Kur u mendua se ky duel do të mbyllej në barazim, ishte Mateus Nunes, që realizoi golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës në minutën e 94-t.
Pas javës së 34-të, Siti mban vendin e tretë me 61 pikë Në xhiron e 35-të, kampioni në fuqi i Ligës Premier do të përballet me Uolvesin, ndërkohë Aton Vila është pozicionuar në vendin e shtatë me 57 pikë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL