Milani është rikthyer te fitorja dhe në kampionat, kësaj radhe duke mundur me rezultatin 3-0 Monzën në javën e 16-të të Serisë A.
Kuqezinjtë gjetën rrjetën që në minutën e 3’ me anë të holandezit Reijnders, që ngriti në festë “San Siron”. Në fundin e pjesës së parë ishte 18-vjeçari Simiç ai që dyfishoi shifrat në debutimin e tij.
Në pjesën e dytë gjërat ishin më të thjeshta për ekipin e Piolit, që arriti ta menaxhonte mjaft mirë lojën, teksa në të 76’ Okafor vulosi çdo gjë, por vetëm pak minuta më vonë zvicerani doli i dëmtuar nga fusha e lojës.
Kështu Milani vazhdon të jetë në vendin e tretë në renditje me 32 pikë, 5 më pak se Juventusi i vendit të dytë dhe 6 më pak se Interi kryesues, me këtë të fundit që është një ndeshje më pak.
REZULTATI:
MILAN 3-0 MONZA
Reijnders 3′, Simiç 41′, Okafor 76′
RENDITJA:
NGJARJET KRYESORE:
90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Milanit!
76′ GOOOL MILAN 3-0/ Aksion fantastik nga kuqezinjtë që finalizohet në mënyrën e duhur nga Okafor. (VIDEO)
55′ A. Karboni shkakton një mbajtje të palejuar dhe ndëshkohet me të verdhë.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
41′ GOOOL MILAN 2-0/ Rafael Leao hedh një top në zonë që gjen 18-vjeçarin Simiç dhe shënon në debutimin e tij. (VIDEO)
35′ Reijnders shkakton një ndërhyrje të rrezikshme pranë zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
24′ Largohet Pobega i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Simiç.
3′ GOOOL MILAN 1-0/ Reijnders lëviz mjaft bukur në zonë duke kaluar kundërshtarët njëri pas tjetrit dhe godet duke ndëshkuar Di Gregorion. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Menja, Florenci, Tomori, Kjaer, Teo Hernandez, Pobega, Reijnders, Loftus-Ccik, Pulisiç, Zhiru, Leao.
Trajner: Stefano Pioli
MONZA: Di Gregorio, D’Ambrozio, A. Karboni, Kaldirola, Pereira, Pesina, Galiardini, Kiriakopulos, Kolpani, Mota, Kolombo.
Trajner: Rafaele Paladino
PANORAMASPORT.AL