Fitore e vuajtur për Barcelonën në transfertë ndaj Portos! Katalanasit iu falën golit të Ferran Torres në minutën e 45+1’.
Sulmuesi u fut nga stoli, duke zënë vendin e Levandovskit të dëmtuar në minutën e 34-t, teksa arriti të përshëndeste rrjetën. Një duel i tensionuar, teksa plot 8 katalanas u ndëshkua me kartonë të verdhë, ndërkohë që Gavi la fushën e lojës në 90+3 me dy të verdha.
Trajneri Ksavi e ka festuar kështu me fitore ndeshjen e tij të 100-të në stolin e Barcelonës. Ky ishte suksesi i dytë në grup për katalanasit që kryesojnë me 6 pikë.
REZULTATI:
PORTO-BARCELONA 0-1
Ferran Torres 45+1
GOLI I FERRAN TORRES: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL