Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Interi vuan ndaj Monzës dhe i falet autogolit të futbollistit grek

GS 08/03/2025 2 Min. Lesezeit

Interi triumfoi me përmbysje 3 me 2 ndaj Monzës së vendit të fundit, në një duel që rezultoi tepër i vuajtur për zikaltrit.  

 

INTERRRR

Miqtë e Alesandro Nestës, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 32 dhe 44, falë golave të Birindelit dhe Keita Balde, ndërkohë që reagimi i kampionëve në fuqi ishte i menjëhershëm, duke ngushtuar diferencën në minutën e 45+1 me Arnautoviç. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 2, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Interi shënoi edhe 2 herë të tjera.  

Fillimisht ishte Çalhanoglu që në minutën e 64-t, realizoi një gol spektakolar, ndërkohë që autogoli i futbollistit grek Kiriakopulos, “vulosi” përmbysjen e zikaltërve.  

Ky ishte triumfi i 18-të i Interit në kampionat, duke kryesuar me 61 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.  

FT: INTER-MONZA 3-2

Arnautoviç 45+1′ , Çalhanoglu 65′, Kiriakopulos (autogol) 78′  / Birindeli 32′, Keita Balede 44′

AUTOGOLI I KIRIAKOPULOS: VIDEO 

GOLI I ÇALHANOGLU: VIDEO 

GOLI I ARNAUTOVIÇ: VIDEO 

SUPERGOLI I KEITA BAIDE: VIDEO 

GOLI I BIRINDELIT: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ I ANULUAR NGA VAR: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Martinez; Pavard, De Vraj, Açerbi; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Bastoni; Lautaro Martinez, Arnautoviç.
Trajner: Simone Inzagi

MONZA (3-5-2): Turati; D’Ambrosio, Ico, Birindeli; Pedro Pereira, Zeroli, Bianko, Kastrovili, Kiriakopulos; Dani Mota, Keita Balde.
Trajner: Alesandro Nesta

PANORAMASPORT.AL

Teilen: