Mançester Siti ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës FA pas fitores me përmbysje 2-1 në transfertën me Bërnmuth.
Në minutën e 14-të, “Qytetarët” fituan penallti, por Erling Haland gaboi dhe nuk arriti të shënojë.
Nga ana tjetër, miqtë shënuan me Evanilson më të 21-ën. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë për Sitin, ku Haland barazoi shifrat në të 49′ dhe Marmush i dhuroi fitoren skuadrës në të 63-ën.
Në gjysmëfinalen, skuadra e Guardiolës do të përballet me Notingamin.
PANORAMASPORT.AL