Liverpuli ka arritur një fitore të rëndësishme vetëm në frymën e fundit përballë Notinghem Forest në transfertë me rezultatin 0-1.
Ishte Darvin Nunjez, i cili në minutën e 99’ të takimit gjeti golin e fitores për “Reds”-at e Klop, të cilët ruajnë kështu kreun e Premier Ligës, duke ruajtur momentalisht distancën me Sitin dhe Arsenalin.
Në sfidatv e tjera, Çelsi barazoi mes vuajtjesh në transfertë me Brentfordin, me rezultatin 2-2, duke vazhduar të tregojë formën e dobët që po kalon këtë sezon, pavarësisht shpenzimeve marramendëse.
Totenhemi ka mundur me përmbysje Kristal Palasin me rezultatin 3-1, duke u futur sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
REZULTATET:
NOTINGHEM FOREST 0-1 LIVERPUL
BRENTFORD 2-2 ÇELSI
TOTENHEM 3-1 KRISTAL PALAS
FULHEM 3-0 BRAJTON
EVERTON 1-3 UEST HEM
NJUKASËLL 3-0 ULLVËRHEMPTON
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL